×
  • Lajme
  • Lajme

    U godit nga vetura në Ferizaj, vdes në QKUK shtetësja e Shqipërisë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 15:07

    Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj ku vetura ka goditur një këmbësore. Viktima ka ndërruar në QKUK pas plagëve të marra nga aksidenti.


    Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Rexhep Bislimi në Ferizaj, ku i dyshuari ka goditur me veturën e tij këmbësoren shtetase të Shqipërisë.

    Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident.

    Me urdhër të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!