Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak, pikërisht në lokalitetin Hardhishte.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuat vdekjen e një prej shoferëve, një shtetas rreth 40 vjeçar, me identitet ende të pakonfirmuar.
Personi tjetër i lënduar rëndë është dërguar për në Tiranë.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkakun e aksidentit tragjik.