Gazetari Valon Syla ka reaguar pasi Xhafer Tahiri i LDK-së nënshkroi marrëveshje koalicioni me Sylejman Mehollin e VV-së për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Vushtrrisë, si dhe reagimin nga LDK ku u tha se koalicioni është bërë pa autorizim nga partia.
Për këtë zhvillim, Syla ka thënë se “Ky rugovizmi po na del diçka marakli i marksistave”.
Ai e ka cilësuar si dëshpëruese këtë situatë.
“Ndërsa Fryma Abdixhikiane, pafuqishëm reagon kundër nga qendra mas një loje playstation. Dëshprim. Apo dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë. Tash analistat e shumtë të LDK’së dalin me një teori që PDK i ka fajet pse LDK doli andej”, ka shkruar Syla.