×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Gjilani

    Përfundon numërimi, Alban Hyseni i merr mbi 50% të votave të Diasporës

    Reporteri
    20 Tetor 2025 | 23:51

    Edhe në Gjilan ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës.

    Alban Hyseni i VV’së ka marrë 51.76 përqind të votave të diasporës apo 707 vota, shkruan Reporteri.net.

    Pas tij renditet Arbër Ismaili i LDK’së me 36.53 përqind apo 499 vota, pasuar nga Riad Rashiti i PDK’së me 9.08 përqind apo 124 vota.

    Renditja është e njëjtë edhe tek rezultatet e përmbledhura.

    Hyseni renditet i pari me 49.82 përqind, Ismaili i dyti me 34.31 përqind dhe Rashiti i treti me 12.15 përqind.

    Bazuar nga rezultatet e KQZ’së, Hyseni dhe Ismaili do të përballen në balotazh me 9 nëntor./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!