×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Balotazhi

    LDK-ja bën marrëveshje koalicioni me Nismën në Fushë Kosovë

    Reporteri
    21 Tetor 2025 | 10:45

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje koalicioni me Nismën për balotazhin e 9 nëntorit.

    Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku dhe ka publikuar një fotografi me kandidatin e Nismës, Driton Ademin.

    “Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!