Kritikat e shqiptarëve dhe boshnjakëve kundër fituesit të çmimit Nobel në letërsi, Peter Handke, po gjejnë pasqyrim në mediat ndërkombëtare.
Shkrimi i Agence France-Presse (AFP) ku pasqyrohen të gjitha deklaratat e liderëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës është publikuar edhe nga France24, nga media e njohur e Australisë ‘SBS News’ apo edhe në mediat e Indisë si ‘Hindustan Times’.
The Washington Post, The Hill, BBC apo Irish Times janë mediat të tjera ndërkombëtare që raportojnë deklaratat e shqiptarëve dhe boshnjakëve që e konsiderojnë të turpshëm vendimin e Akademisë Suedeze për të vlerësuar Peter Handke.
Kritikët e quajnë shkrimtarin austriak mohues të genocidit në Bosnje dhe vënë në pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, si dhe deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Handke ka marrë pjesë edhe në funeralin e Millosheviçit, transmeton “Tch”.
Handke në disa inçizime të vitit 2014, dëgjohet qartë teksa ofendon të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova.
“Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni”, dëgjohet të thotë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.