×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / QNR

    Rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit, të tjerat pritet të përfundojnë deri në mesditë

    Reporteri
    23 Tetor 2025 | 11:03

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.

    Deri tash, janë numëruar 10 prej kutive nga 16 sa janë në total, shkruan Reporteri.net.

    Ky proces pritet të përfundojë sot në mesditë.

    “Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16. Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara””, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!