Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në këtë post.
Përmes një postimi në Twitter, Presidenti Donald Trump tha që McAleenan dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.
Ai gjithashtu bëri të ditur se zëvendësimi i tij do të emërohej javën e ardhshme.
McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që shërben si kreu i Sigurisë së Brendshme gjatë mandatit të zotit Trump.
Ai ka mbikëqyrur politikat e ashpra të presidentit që synojnë të frenojnë imigracionin përtej kufirit meksikan.
Sidoqoftë, analistët kanë përshkruar një marrëdhënie të trazuar midis të dyve dhe McAleenan ka kritikuar tonin e debatit për emigracionin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.