Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin Kurtit që Serbia të detyrohet të paguajë reparacione të luftës ndaj Kosovës.
Gazeta e nis lajmin me titullin: “Kurti bëri kërkesën arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet”.
Në shkrim theksohet fakti se kjo është deklarata e parë e Kurtit pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte deklaruar se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, raporton abcnews.
Ndër të tjera, Blic shkruan: Ne i kemi dëgjuar këto kërkesa arrogante edhe nga ish-kryeministri Haradinaj. Nga ngë përllogaritje del se ajo që Kosova kërkon është një shumë prej 22 miliard eurosh.
Shqiptarët kanë përgatitur një dokument 30 faqësh me 16 pika sipas të cilave kërkojnë dëmshpërblimin.
Kjo shumë nuk lidhet vetëm me dëmet e luftës në 1988-1999, por edhe më të tjera më parë ku Serbia shpallet fajtore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.