×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Në këtë link mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 9:13

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

    Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

    Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë.

    Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!