×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Të dhënat e KQZ-së

    Balotazhi, mbi 80 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 11:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri në ora 11:00 në procesin e votimit.

    Tri orë pas hapjes së qendrave të votimit në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 80,659.

    Ky numër  i votuesve paraqet 6.13% të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani.

    Nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

    Të dhënat e KQZ-së mund t’i ndiqni në këtë link.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!