Ministri në detyrë Xhelal Sveçla është përplasur me një person afër një prej qendrave të votimit në Prishtinë.
Madje, ia ka publikuar fotografinë edhe në rrjete sociale.
Sveçla ka thënë se personi në fjalë mbante logon e LDK-së.
Në pamjet që janë publikuar në media Sveçla dëgjohet duke i thënë personit në fjalë se nuk lejohet logoja e partisë afër vendvotimit.
“Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”, ia ktheu ai.
Ndër të tjera personi në fjalë thotë: Jam duke e pritë kryetarin.
Më pas, Sveçla e fotografoi dhe u largua. /Reporteri.net/