×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Voton Shaqir Totaj: Besoj se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet Prizrenit

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 13:12

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se pret që balotazhi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës të zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve.

    “E para, dhe më e rëndësishmja, është që procesi zgjedhor të shkojë mirë, pa incidente dhe pa probleme. Fushata ka qenë e qetë, e rregullt, dhe ne kemi treguar si qytet dhe si shtet se dimë të organizojmë zgjedhje të ndershme,” u shpreh Totaj.

    Ai tha se e sheh këtë balotazh si një mundësi për të konfirmuar drejtimin zhvillimor që ka marrë Prizreni në këto vite.

    Totaj theksoi se pavarësisht garës politike, vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe duhet respektuar nga të gjithë.

    “Uroj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me qetësi, me vetëdije dhe me dashuri për Prizrenin tonë,” përfundoi Kryetari Totaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!