×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Anëtari i KQZ-së: Prokuroria të hetojë pengimin e votimit të qytetarëve që kanë nevojë për asistencë

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 13:25

    Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka reaguar ndaj pengimeve që po iu bëhet qytetarëve që kanë nevojë për asistencë gjatë votimit.

    Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, a ka shkruar se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën ligjet dhe me rregullat e KQZ-së.

    “I bëj thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë, përfshirë edhe rastet e votuesve që nuk dinë shkrim e lexim. E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi dhe me rregullat e KQZ-së”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!