Prokurorja Laura Pula e cila po monitoron procesin zgjedhor ka thënë se deri tani janë dy incidente të raportuara, përcjell Reporteri.net.
Ajo bëri të ditur se dy persona janë ndaluar në një rast në Fushë Kosovë për veprën penale “marrje ryshfeti”.
Një tjetër ajo tha se është raportuar në Prokurorinë e Pejës për cënim të fshehtësisë së votimit.
“Kemi dy raste të raportuara. Kur themi raste, konsiderojmë persona të ndaluar. Në Fushë Kosovë kemi dy persona të ndaluar për veprën penale “Marrje dhe dhënie ryshfeti”, dhe kemi një rast në Pejë për veprën penale “cenimi i fshehtësisë së votimit. Këta persona janë të ndaluar he ndaj tyre ka filluar një procedurë penale e cila do të vazhdoj në ditët në fillim”, tha Pula për T7.
“80 prokurorë me gjithë stafë janë të angazhuar në këto komuna”, tha tutje ajo.
/Reporteri.net/