×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Balotazhi

    Të dhënat e fundit: Këto janë tri komunat ku qytetarët kanë dalë më shumë për të votuar

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 16:56

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

    Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 358,897.

    Ky numër i votuesve paraqet 27.26 % të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani, ndërsa të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

    Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, komuna me pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në votime aktualisht është ajo e Prishtinës me 78,376 qytetarë.

    Pas saj është Gjilani me 31,269 qytetarë që kanë dalë për të votuar, dhe e treta del të jetë Mitrovica e Jugut me 29,563 qytetarë

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!