Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për balotazhin e 9 nëntorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 18:00, në 1613 vendvotime nga 1628 sa janë gjithsej, pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 374 mijë e 235 qytetarë.
Në përqindje kjo pjesëmarrje është 28.42%.
Numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale është 1 milion e 316 mijë e 672.
Sipas ligjit, votimi do të vijojë vetëm në ato qendra votimi ku ka prezencë të votuesve.
Qendra e votimit qëndron e hapur deri kur të mbarojë edhe zgjedhësi i fundit që është në radhë.
Ndërsa në qendrat e tjera ku nuk ka votues, votimi konsiderohet zyrtarisht i mbyllur./Reporteri.net/