×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Foto

    Denoncimi i Ruzhdi Shehut: Anëtari i AAK-së në Deçan lëshoi vërtetime mjekësore për votuesit në Junik

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 18:36

    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka ngritur dyshime për keqpërdorimin e votimit me asistencë në këtë komunë, ku ka thënë se orëve të fundit është duke u raportuar për rreth 60 persona të cilët kanë votuar me asistencë e që janë të rinj.

    Sipas Shehut, përcjellësit e tyre janë duke prezantuar vërtetimet kryesisht nga i njëjti mjek i cili është në Deçan me inicialet Xh.R, e që sipas tij është Xhavit Rabushaj, kandidat i AAK’së për asamblenë e Deçanit.

    “Zakonisht rritja kaq drastike e numrit të shoqëruesve është indikacion për tentim të keqpërdorimit të votës. Në rastin konkret, dyshimet shtohen edhe më shumë kur vërtetimet po nxirren në Deçan dhe jo në QKMF Junik. Kjo për arsye se për të lejuar përcjelljen e votuesve, kompetencë territoriale për të lëshuar vërtetimet mjekësore është vetëm QKMF Junik”, ka shkruar Shehu.

    “Doktori Xhavit Rabushaj nga Deçani paska qenë kandidat i AAK-së për asamblenë e Deçanit. Si ka mundësi që një anëtar i AAK në Deçan, të lëshoj vërtetime mjekësore për votuesit në Junik, me qëllim që atyre të ju mundësohet votimi me përcjellës?! Si ka mundësi që shumica e këtyre votuesve të jenë me moshë të re, dhe të njëjtit të pajisen me vërtetime mjekësore nga Xhavit Rabushaj.”, ka shkruar Shehu.

    Ai ka thënë se LDK Dega në Junik do të adresoj të gjitha këto raste te organet kompetente dhe do të kërkoj prej tyre që ato të trajtohen me shumë seriozitet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!