×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Ndonëse u tërhoq nga gara, kandidati për kryetar komune i merr 105 vota

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 20:38

    Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”, i cili u tërhoq nga gara dhe iu bashkua Listës Serbe, i ka marrë 105 vota.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në këtë komunë.

    Sipas rezultateve kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq fiton këtë komunë me 90.03 për qind të votave ose 948 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!