×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    KQZ shpall rezultatet preliminare, këta janë fituesit në balotazh

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 21:49
    Foto ilustrim

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për garën e balotazhit.

    Sipas rezultateve, LDK-ja ka fituar më shumë komuna në rundin e dytë. Përparim Rama fitoi në Prishtinë, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Bexhet Xheladini në Dragash, Ruzhdi Shehu në Junik e Sokol Haliti në Viti.

    Vetëvendosje me Faton Pecin fitoi në Mitrovicë të Jugut, Alban Hysenin në Gjilan, Halil Thaçin në Obiliq e Valon Prebrezën në Fushë-Kosovë.

    AAK-ja doli e para në Gjakon me Ardian Gjinin, Bali Muharremajn në Suharekë, Smajl Latifi në Rahovec e Zenun Elezajn në Klinë.

    PDK-ja fitoi në Prizren me Shaqir Totajn, në Kaçanik me Sabedin Vishin dhe në Vushtrri me Ferit Idrizin.

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se shpreson që brenda javës së dytë të shpallen rezultatet përfundimtare të balotazhit që u mbajt sot.

    Ai ka thënë se votat e diasporës pritet të nisen gjatë fillimit të javës së ardhshme.

    Radoniqi ka thënë se sipas ligjit votat do të nisen nesër e pasnesër, ndërsa në disa vende ku e hëna e marte e ardhshme janë pushim, do të nisen të mërkurën.

    “Deri në fund të javës së ardhshme shpresojmë t’i pranojmë të gjitha votat e diasporës, të shohim me dërgesat nga Australia e SHBA-ja nëse do të vijnë me kohë. Me rastin e arritjes do t’i vlerësojmë dhe do të fillojë numërimi. Shpresojmë që brenda javës së dytë t’i kemi rezultatet përfundimtare”, ka thënë Radoniqi në konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!