Kryetari i Prizrenit, i cili sot sipas rezultateve preliminare të KQZ e siguroi edhe një mandat për të udhëhequr me këtë komunë, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Totaj i cili triumfoi përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi duke iu drejtuar qytetarëve të Prizrenit tha “na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë”
“Faleminderit Prizren. Urime e na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë ?❤️”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Shaqir Totaj mori 53,86% ose 25 mijë e 326 vota, kurse Artan Barashi 46,14% ose 21 mijë e 699 vota./Reporteri.net/