×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    VV e LDK nga shtatë, PDK 6 – numri i komunave që fituan partitë politike

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 22:30
    Harta: Sebastian Sokoli

    Kosova sot e ka përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. 

    Nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, 20 e vendosën fituesin në raundin e parë më 12 tetor dhe 18 të tjera sot më 9 nëntor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Partia me numrin më të madh të komunave të fituara është Lista Serbe, e cila ka siguruar drejtimin në dhjetë komuna: Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Novobërdë dhe Mitrovicë e Veriut.

    Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka dalë fituese në shtatë komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Kamenicë, Shtime, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

    Me po aq komuna të fituara renditet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut, e cila ka siguruar drejtimin në Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Istog.

    Partia Demokratike e Kosovës ka fituar gjashtë komuna në këto zgjedhje lokale: Prizren, Kaçanik, Skenderaj, Vushtrri, Ferizaj dhe Han i Elezit.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar pesë komuna: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Suharekë dhe Klinë.

    Nga një komunë kanë fituar: NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila ka marrë drejtimin e Malishevës,  Iniciativa e Ramiz Lladrovcit në Drenas, Partia turke KDTP në Mamushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!