×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    “Dëshmi e demokracisë në Kosovë”, Zyra e BE’së vlerëson mbarëvajtjen e zgjedhjeve sot

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 23:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë me reagim pas zgjedhjeve të balotazhit që u mbajtën sot në 18 komuna të vendit.

    Ushtruesja e detyrës së Ambasadorit të BE’së në Kosovë, Eva Palatova, e ka cilësuar procesin e sotëm si dëshmi të demokracisë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    “Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të ?? BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të ??Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë”, thuhet në reagim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!