×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Kurti: Do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë

    Reporteri
    10 Nëntor 2025 | 9:46

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit për kryetarë të komunave, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor të së dielës.

    Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që, siç tha ai, treguan vullnet e pjekuri politike duke ushtruar të drejtën e votës, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se partia e tij do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë, ndërsa ka thumbuar partitë tjera duke thënë se VV nuk e ndali as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve.

    Postimi i tij i plotë:

    Të dashur qytetarë të Kosovës,

    Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

    Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

    Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

    Përzemërsisht,
    Albin Kurti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!