×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Video

    E fitoi Vushtrrinë edhe për një mandat, Ferit Idrizi pritet me tortë në Komunë

    Reporteri
    10 Nëntor 2025 | 12:57

    Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i cili doli fitues sërish në zgjedhjet e fundit lokale, sot i është kther punës në zyren e tij, si i pari i kësaj komune dhe për një mandat.

    Pas fitorës së mbrëmshme Idrizi është pritur ngrohtë nga punonjësit e administratës komunale, të cilët kishin organizuar një festë të vogël mirëseardhje për kryetarin Idrizi.

    “Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës. Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë. Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë. Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, ka thënë Idrizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!