Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se kjo parti i siguron mbështetësit e tyre se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës pas dyshimeve për parregullsi me votat në Mitrovicë të Jugut.
“Dua t’i siguroj të gjithë mbështetësit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se jemi në koordinim të vazhdueshëm me degën tonë në Mitrovicë dhe me të gjitha strukturat drejtuese. Jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës nga çdo tentativë për deformim, të evidentuar nga komisionerët tanë në terren. Sot do të dorëzojmë ankesën zyrtare në PZAP”.