×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / E FUNDIT

    Rifillon verifikimi i votave në Mitrovicë, KQZ: Po zhvillohet në 10 tavolina numërimi

    Reporteri
    11 Nëntor 2025 | 16:44

    Ka rifilluar procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Mitrovicë, ani pse jo në orën që ishte urdhëruar nga Prokuroria.

    Zyrtari ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Bajram Hajdari ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se procesi i numërimit ka rifilluar në ora 16:20.

    “Po ka rifilluar numërimi nga ora 16:20”, tha shkurt ai për Reporteri.net.

    Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë për Reporteri.net se procesi po zhvillohet në 10 tavolina numërimi.

    “Në orën 16:20 ka filluar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut. Procesi po zhvillohet në 10 tavolina numërimi”, ka thënë ai.

    Gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

    Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dy policë do të jenë prezent në qendrën e numërimit, gjatë gjithë kohës së procesit.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë qysh mbrëmë urdhëroi që përkohësisht të ndërpritej procesi i mëtejmë i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës pas pretendimeve për manipulim me fletëvotime.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!