×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Në ora 10:00

    Sot nis numërimi i votave me postë

    Reporteri
    15 Nëntor 2025 | 8:05

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, ka njoftuar dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Numërimi është paralajmëruar se do të nisë nga ora 10:00.

    KQZ-ja ka bërë të ditur se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570.

    “Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosov0ë”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Elezi shtoi se në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!