Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Drurarë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti, zëdhënës i policisë Rajonale të Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në fshatin Druarë të Vushtrrisë. Të përfshira në aksident dy vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.