26 punonjës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u helmuan sot ndërsa kontrollonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia.
Reporteri.net mëson nga burimet se helmi që është përdorur është për insekte dhe fatmirësisht nuk është vdekjeprurës, por se përdorimi i pakujdesshëm i tij shkakton irritim të syve dhe lëkurës.
Burimet tona më tej thonë se dy zyrtarët serb, ai i Zyrës ndërlidhëse Kosovë- Serbi Dejab Paviceviç edhe një tjetër zyrtar serb i njohur si Peca kanë qenë persona të autorizuar për t’i sjell zarfet, por nuk janë të dyshuar për rastin në fjalë.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë njoftuar se gjendja e pacientëve është stabile.
Pacientët kanë pohuar se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.
Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.
Policia është duke ruajtur objektin e Ministrisë së Infrastrukturës ku gjenden zarfet dhe nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.