Nga gëzimi për martesën e të bijës tek vdekja. Kjo është historia tragjike që raportojnë mediat në Itali, mbi një aksident që i mori jetën një shqiptari.
65 vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, po udhëtonte me vajzën dhe gruan pas dasmës që kishte organizuar e bija tjetër.
Në kthim, makina e tyre përplaset rëndë me një tjetër automjet. Si pasojë e impaktit të fortë njëra prej makinave ka flutuar jashtë rrugës, ndërsa tjetra ka mbetur e shkatërruar në mes të aksit rrugor.
Në makinën e shqiptarëve, humbi jetën babai 65 vjeçar, ndërsa vajza e tij (drejtuesja e mjetit) dhe e shoqja fatmirësisht kanë shpëtuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria dhe deri më tani shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.