Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur me gjuhë të njejtë si Beogradi sa i helmimit të punonjësve të KQZ-së nga zarfet e votave të ardhura nga Serbia.
Ai përmes një postimi në faqen e kësaj partie në Facebook, ka pretenduar se “në të njëjtin vend ishin edhe vëzhguesit serbë të cilët sipas tij nuk kanë ndjerë ndonjë erë dhe as nuk kanë pasur ndonjë problem shëndetësor”.
Rakiq po ashtu i ka shfajësuar edhe veprat e ngjashme kriminale të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës në të kaluarën, duke aluduar se shqiptarët po gënjenin.
“Shfaqje të ngjashme kemi parë edhe në të kaluarën kur serbët dhe shqiptarët thithnin të njëjtin ajër dhe pinin të njëjtin ujë, por vetëm shqiptarët u ‘helmuan’”, shkroi ai.
Rakiq më tej pretendon se me anë të këtyre lëvizjeve të sotme është duke u bërë vjedhja e votave të popullit serb dhe kërkon nga ndërkombëtarët që të parandalojnë atë që ai e ka quajtur “farsë dhe vjedhje shoviniste me të cilën Prishtina po tallet me pjesëmarrjen e serbëve në këtë proces”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.