Mesfushori i Kosovës Valon Berisha është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Ich bin Albaner’, në RTV Dukagjini.
Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores në miqësore ndaj Gjibraltarit, nesër përballet me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.
Pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tashmë Berisha është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës.
Berisha në mes të tjerash ka treguar se edhe kush e bindi të luajë për Kosovën.
“Normalisht familja më bindi të luajë për Kosovën”, tha fillimisht Berisha.
“Kënaqësi e madhe është ta përfaqësoj vendin tim dhe familjen”, vlerësoi Berisha.
“Më kënaqet zemra se kur i shoh të gjithë sportistët shqiptarë duke korrur suksese”, potencoi Berisha.