Mbi 15 mijë e 500 zarfe ku gjenden votat e diasporës sot do të zhvendosen nga Ministria e Infrastrukturës për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Pas ngjarjes së ditës së djeshme ku u helmuan zyrtarë të KQZ-së, ky institucion në një mbledhje me dyer të mbyllura mori vendim që votat të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar nga diaspora të dërgohen në QNR.
Votat do të transportohen nën kujdesin e Policisë së Kosovës.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se një vendim për zarfet të cilat ende po hetohen do të merret vetëm pas kryerjes së plotë të hetimeve.Ndryshe, ngjarja që tronditi vendin nga qeveria serbe është përshkruar si e orkestruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.