Një aksident tragjik në autostradë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në SHBA. Altin Nezaj, 17 vjeç po udhëtonte me shokë të tij, një djalë dhe një vajzë. Automjeti doli nga rruga dhe ra në trasenë e hekurudhës.
Në këtë aksident humbi jetën edhe shoqja e të riut shqiptar, e moshës 15-vjeçare, ndërsa djali tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Siç duket edhe nga fotot, pasojat e aksidentit janë tragjike. Automjeti është shkatërruar krejtësisht.
Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikërisht shkolla e mesme “Pearl River”.
Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila ka ndezur edhe qirinj në shenjë homazhi për te
Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë. Per pasoje makina eshte shkaterruar, nderkohe qe dy te rinjte kane vdekur menjeherë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.