Shmanget tragjedia në Vlorë. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shmangien e rrezikut nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Bukurie Isufit në lagjen “24 Maji” të qytetit, pranë shkollës “Marigo Posio”.
Bombola ka qenë duke rrjedhur gaz dhe kanë qenë familjarët ata që e kanë vënë re dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.
Më pas kanë dalë nga shtëpia për të shmangur rrezikun.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Raportohen vetëm dëme materiale pasi shtëpia ka marrë flakë./oranews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.