Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se Prishtina nuk kishte shanse të anëtarësohet në Interpol.
Ai ka theksuar se diplomatët serbë nga Ministria e Jashtme u udhëzuan në mënyrë të qartë që të ngadalësojnë përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtar i kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, transmeton Reporteri.net.
“Kosova nuk ka shanse të anëtarësohet në Interpol, ajo do të përjetojë katastrofë”, tha Daçiq për gazetën Politico, përpara seancës së sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.