Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, dhe mjeku i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai ka konfirmuar për Reporteri.net se është ftuar nga Specialja, ndërsa ka treguar se ku ka qenë momentin që e ka marrë ftesën.
“Po dje kam marrë një ftesë nga hetuesia e Hagës. Kam qenë në spital kujdestar kur e kam marrë ftesën. Në Hagë do të udhëtoj më 28 tetor. Më kanë ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Beka për Reporteri.net.
Ai ka thënë se e ka pritur ftesën e Speciales pasi ka qenë dëshmitar edhe në proceset tjera gjyqësore.
Ai ka thënë se ka kërkuar që të intervistohet në Prishtinë, por Specialja i ka thënë se do të vendos ditët e ardhshme nëse i aprovohet kjo kërkesë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.