Kandidatja e LDK-së për deputete, Shqipe Pantina ka bërë thirrje për një Kosovë që zgjedh shpresën në vend të panikut, punën për të ardhmen në vend të akuzave për të kaluarën, si dhe bashkëpunimin në vend të fajësimit dhe linçimit.
Pantina ka ftuar qytetarët që ta votojnë atë për deputete dhe LDK’në.
“Për një Kosovë që zgjedh shpresën në vend të panikut, që zgjedh punën për të ardhmen në vend të akuzave për të kaluarën, që zgjedh bashkëpunimin në vend të fajësimit dhe linçimit”, ka shkruar Pantina.
Pantina garon me numrin 45 në listën e LDK’së.