Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipe Pantina, ka vizituar Siqevën, vendlindjen e Ismet Racit, ku ka theksuar mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të qytetarëve për vlerat e LDK-së.
Pantina u shpreh se në këtë zonë ka ndjerë fuqinë reale të qytetarëve që, sipas saj, nuk janë lëkundur asnjëherë nga parimet dhe idealet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Këtu e kam parë qartë se besimi dhe përkrahja për LDK-në janë të pakontestueshme. Kjo mbështetje na jep forcë dhe përgjegjësi për të vazhduar rrugën për Kosovën që e duam, të drejtë, të zhvilluar dhe dinjitoze,” ka deklaruar Pantina.
Ajo theksoi se ky angazhim i qytetarëve është motivim shtesë për të vazhduar punën drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, duke përmbyllur mesazhin e saj me thirrjen “Zgjidh Shpresën.”