Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipe Pantina, marrë pjesë në tubimet e kësaj partie në qytetet e Prizrenit dhe Suharekës si pjesë e aktiviteteve të fushatës elektorale të partisë.
Pantina ka thënë se u ndje e prekur nga pritja e ngrohtë në Prizren, ku ka kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë së saj si studente. Ajo ka vlerësuar veçanërisht takimin me bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime, duke theksuar se Prizreni gjithmonë të bën të ndihesh si në shtëpi.
Gjithashtu, Pantina ka marrë pjesë në tubimet e LDK-së në Suharekë, ku ka prezantuar programin e partisë dhe ka biseduar me qytetarët rreth projekteve dhe investimeve që synojnë zhvillimin lokal.