Në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së, kandidati për deputet, Shkëmb Manaj ka thënë se kjo parti ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë në çdo etapë vendimtare për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Manaj thotë se kur ishte më së vështiri, LDK nuk u tërhoq por udhëhoqi me guxim, mençuri dhe vizion.
“LDK njëherë! LDK përherë! Që nga viti 1989 e tutje”, ka shkruar Manaj në Facebook.
Postimi i plotë:
36 vite me Lidhjen Demokratike e Kosovës!
Në çdo etapë vendimtare për Kosovën, LDK ishte dhe mbetet në anën e duhur të historisë: për liri, për pavarësi, për demokraci dhe për dinjitet njerëzor.
Kur ishte më së vështiri, LDK nuk u tërhoq – udhëhoqi me guxim, mençuri dhe vizion.
Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë rrugëtim historik.
LDK njëherë! LDK përherë! Që nga viti 1989 e tutje!
Rrugëtimi ynë vazhdon!✌️
LDK – shpresa që nuk shuhet kurrë. ?
✅ LDK 123
✅ SHKËMB MANAJ 29