Partia Demokratike e Kosovës ka nisur publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse sipas tyre duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”.
Videoja e sotme, e publikuar sot nga PDK, i referohet zotimit të Bedri Hamzës ndarjen e shtesave për fëmijë.
“Më shumë shtesa për çdo fëmijë. Voto Bedri Hamzën!”, thuhet në videon e PDK-së.
Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.