“Mërgata është e mirëseardhur për të votuar më 28 dhjetor”, ka thënë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“E kanë nënvlerësuar mërgatën e LDK-së”, ka thënë Abdixhiku në  T7.

Abdixhiku ka ripërsëritur se edhe në zgjedhjet e fundit lokale, votat e diasporës kanë qenë për LDK-në.

Reklamë

“Ende nuk po e dinë që votat e mërgatës në zgjedhjet lokale i ka fituar LDK-në. Po i takojmë në çdo tubim në Kosovë. Ata po ndikojnë edhe te familjet e tyre në Kosovë për të votuar LDK-në”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka kritikuar gjithashtu kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se nuk e kupton politikën dhe ekonominë.

“Ai nuk e kupton as çka flet. Nuk do të hyj në këtë garë të padrejtë për ekonomi, pasi kam një edukim shumë më të avancuar në këtë fushë,” ka shtuar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka përdorur edhe një krahasim ironik:
“Me siguri ai për tela dhe bakër din më mirë se unë, por për ekonomi nuk merr vesh,” ka thënë Abdixhiku.