Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të premten do ta mbyllë fushatën në Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Tubimi do të nisë në ora 18:00.

“Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Reklamë

Njoftimi:

Le ta mbyllim bashkë këtë kapitull, ashtu siç vetëm ne dimë!

Ejani, të premten në fushatën përmbyllëse, në orën 18:00, në Sallën e Sportit – Pallati i Rinisë, në Prishtinë.

Në mbyllje të kësaj fushate, ju thërrasim bashkë. Ejani masivisht, ejani me familje, me miq me më të dashurit tuaj. Ejani ta tregojmë forcën e besimit, unitetit dhe shpresës që na ka mbajtur gjithmonë në këmbë.

Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit.

Reklamë

Le ta mbushim sallën e sportit në Pallatin e Rinisë me energji, me duartrokitje, me besim e plotë shpresë në të ardhmen!

Ju mirëpresim!