×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i policisë serbe pas aksionit në veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 10:29

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.


    Në këtë aksion është arrestuar zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rado Basara, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në fshehjen e provave gjatë vrasjes së politikanit serb, shkruan Reporteri.net.

    I arrestuar është po ashtu edhe Velko Bojiq, i cili është djali i eprorit të lartë të policisë në veri të Mitrovicës, Zjelko Bojiq, që për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës.

    Drejtori i policisë serbe në veri, Vladimir Rebiq ka reaguar pas aksionit të sotëm duke thënë se ata posedonin informacione për këtë aksion.

    Rebiq ndër të tjera për RTS ka thënë se Beogradi është i gatshëm të reagojë në rast se vije deri te eskalimi i situatës, mirëpo është shprehur i bindur se bashkësia ndërkombëtare këtë nuk do ta lejojë.

    Kujtojmë se për aksionin në veri ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka thënë se ky është një sulm brutal me qëllim të frikësimit të popullatës serbe në veri. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!