×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Vetëvendosje del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e saj

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 8:42

    Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare.

    Partia e Kurtit nga 99.26% e vendvotimeve të numëruara po fiton në të gjitha komunat, duke i mposhtur partitë tjera ku fituan në zgjedhjet lokale.

    Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 18 dhjetorit ka dalë e para edhe në komunën e Malishevës, e cila njihet  si bastion i partisë Nisma të Fatmir Limajt, shkruan Reporteri.net.

    Sipas rezultateve zyrtare nga të gjitha kutitë e numërura, VV ka marrë 37,38% të votave, respektivisht 9,862 vota në Malishevë, duke lënë pas NISMA-n që ka siguruar 31,22% apo 8,237 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!