×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Mbi 30% të votave të numëruara, Kica-Xhelili dhe Hoti fyt-a-fyt

    Reporteri
    30 Dhjetor 2025 | 11:27

    Nga gati 31,64% të procesimit të numërimit të votave të kandidatëve për deputet, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë 23,038 vota.

    Pas tij, është Hykmete Bajrami me 14,782 vota, ndërsa në vend të tretë aktualisht është Ukë Rugova me 12,913 vota.

    Vendin e katërt e zë Avdullah Hoti me 11,376 vota, kurse në të pestin Doarsa Kica-Xhelili ka marrë 11,362 vota.

    Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 899 mijë 517 qytetarë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!