×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Tregtia e lirë

    Marrëveshja mes EFTA-s dhe Kosovës, a do të kushtojnë ajvari dhe turshitë më lirë në Zvicër?

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 21:26

    Që nga dje, ka hyrë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s ka hyrë në fuqi në Zvicër, e kjo gjë u pa si një arritje e madhe për vendin, pasi, përfiton lehtësira në tregun ekonomik.

    Saktësisht, bëhet ulja ose heqja e tarifave doganore për një sërë produktesh.

    Kjo gjë nënkupton që, shumë produkte që janë ‘Made in Kosova’ mund të shihen më shumë në tregun zviceran, shkruan 20Minuten.

    E në mesin e këtyre produkteve që mund të përfitojnë janë ajvari, turshitë, kafeja “Devolli Princ”, patatinat, birra  dhe pijet energjike që eksportohen nga Kosova.

    Nëse bëhen matje sipas një llogarije, për shembull, për 10 tonë turshi mund të kursehen rreth 3,500 franga në tarifa doganore. Kjo ulje i bën produktet më konkurruese dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim me shitësit zviceranë.

    Megjithatë, nuk pritet që ndryshimi të sjellë menjëherë një rritje të madhe të produkteve kosovare në raftet e supermarketeve. Migros dhe Coop tashmë kanë një gamë produktesh nga Ballkani. Coop shet gjithashtu produkte të tjera nga Kosova, përfshirë kafenë dhe pije energjike të prodhuara në Kosovë, kurse, Lidl dhe Aldi aktualisht nuk kanë produkte të freskëta nga Kosova.

    Marrëveshja përfshin Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin dhe synon të përmirësojë qasjen e produkteve në tregjet e këtyre vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!