Gerhard Progni dhe Tomislav Busiç janë dy futbollistët e momentit te SC Gjilani
Në nëntë javët e para kampionale ish-dyshja e Teutës së Durrësit kanë qenë më të dalluar te gjilanasit duke kontribuar gjithsej me 9 gola së bashku dhe shumë shërbime të tjera për bashkëlojtarët.
Sikurse Progni, po ashtu edhe Busiç tashmë kanë kaluar të 30-tat, por vazhdojnë të mbeten në formë tejet të lartë, shkruan Gazetasheshi.com.
Arsye për këtë formë është përgatitja e tyre e lartë fizike.
Pas ardhjes te SC Gjilani për dy futbollistët po përkujdeset trajneri i njohur i fitnesit Kreshnik Korça.
Korça është njëri ndër trajnerët më profesional në vend, teksa me përkushtim të madh përkujdeset edhe për dyshen e Gjilanit që ata të jenë në formën e kërkuar.
Dy lojtarët janë tejet të kënaqur me shërbimet që i ofron trajneri gjilanas, teksa besohet se ky është ‘receti’ që po i mbanë ata aktualisht në formë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.